BE i ndan çmimin “Evropiani i Vitit” Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës
Prishtinë, 7 maj - Shoqata e Matematikanëve të Kosovës është votuar për Cmimin “Evropiani i Vitit 2021” çmim ky që jepet çdo vit me rastin e Ditës së Evropës nga Bashkimi Evropian në Kosovë.
Në ceremoninë e cila u zhvillua sot, kryetarit të Shoqatës së Matematikës së Kosovës Armend Shabani iu dha çmimi nga Ambasadori, Tomáš Szunyog Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë / Përfaqësues Special i BE-së.
Të nominuarit e tjerë: Arlinda Murtezi, aktiviste rome, Flutura Kusari nga Iniciativa Kosovare Kundër Padive SLAPP dhe Blerta Basholli, regjisore filmi ishin poashtu të pranishëm.
Fituesit e mëparshëm Lul Raka dhe Jeton Neziraj gjithashtu ishin të pranishëm në këtë ceremoni, së bashku me Zëvendës Kryeministrin e Kosovës Besnik Bislimi.
Për të gjashtin vit radhazi, me rastin e Ditës së Evropës, Bashkimi Evropian Kosova i ndan Çmimin Evropian të Vitit një individi / institucioni që ka kontribuar më së shumti në promovimin e vlerave evropiane gjatë vitit paraprak. Fituesi u vendos përmes votimi që u bë online përmes llogarisë e Facebook-ut të BE-së, nga populli i Kosovës.