BE dhe MASHT ndajnë bursa për komunitetit rom, ashkali e egjiptian
Prishtinë, 17 janar - Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) organizojnë ceremoninë e ndarjes solemne së bursave për nxënësit e arsimit të mesëm të lartë të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian, si dhe bursave për studentët e të gjitha komuniteteve.
Në përpjekje për të përmirësuar perspektivat e arsimit në mesin e komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian, projekti i financuar nga BE-ja Mbështetja e BE-së për zbatimin e fazës së dytë të strategjisë për komunitetin Rom, Ashkali dhe Egjiptian (EU-SIMRAES II) në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ndajnë 200 bursa për studentët e nivelit sekondar të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian.
Aktiviteti është pjesë e një projekti më të gjerë i cili ndër të tjera përfshin mbështetjen për edukimin fillestar dhe organizatat e shoqërisë civile të cilat punojnë në këtë sektor.
Ngjarja shënon përpjekjet më të gjera të MASHT-it dhe donatorëve me qëllim të përmirësimit të jetesës dhe perspektivave për të ardhmen të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian.
Ngjarja do të hapet nga Libor Chlad, Zëvendës Shef për Bashkëpunim, Zyra e BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së, Arsim Bajrami, Ministër i MASHT, së bashku me përfaqësues të donatorëve, organizatave partnere ndërkombëtare dhe kombëtare si dhe përfaqësues të medias.
Projekti EU-SIMRAES synon të mbështesë zbatimin e strategjisë së Qeverisë së Kosovës për komunitetin Rom, Ashkali dhe Egjiptian me theks të veçantë në përmirësimin e arsimit dhe mirëqenies socio-ekonomike të komuniteteve përmes lehtësimit të qasjes në arsim.