14 Nëntor 2024

BB i jep Kosovës kredi 11 milionë dollarë për sistemin arsimor

Prishtinë, 20 nëntor -  Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe drejtori i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë Jan Peter Olters,  sot nënshkruan  “Marrëveshjen për Përmirësimin e Sistemit Arsimor në Kosovë” ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Botërore, në prani edhe të Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë  Arsim Bajrami.

Ministri i Financave Avdullah Hoti duke falënderuar Bankën Botërore dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për arritjen e kësaj marrëveshje, tha se “Kisha kënaqësinë që së bashku me drejtorin e BB-së  sot të nënshkruajmë këtë marrëveshje për përmirësimin e  mëtutjeshëm  të kushteve në arsim. Kjo është një kredi e cila nga ana financiare është mjaft e përballueshme për buxhetin e Kosovës, me kushte shumë të mira, grejs - periudhë prej 5 viteve, me afat kthimi prej 20 viteve dhe me një ngarkesë për buxhetin e Kosovës që është lehtësisht e përballueshme”.  

“Me këtë kredi ne sot e arrijmë vlerën në 88 milionë euro të marrëveshjeve dhe kredive që kemi me Bankën Botërore, në portofolion  totale që kemi me BB, në plotë projekte të cilat disa i kemi përfunduar dhe disa prej tyre janë në proces”, bëri të ditur ministri Hoti.

Ndërsa, drejtori i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë  Jan Peter Olters u shpreh se është e pa kundërshtuar se thembra e Akilit e ekonomisë së Kosovës është niveli i lartë të papunësisë.

“Për të zvogëluar papunësinë në mënyrë të qëndrueshme, për të transformuar ekonominë e Kosovës dhe për të rritur potencialin rritës, vendi duhet të zbatojë reformat për të përmirësuar në mënyrë të qëndrueshme situatën në energji, klimën e biznesit dhe arsimin”, tha drejtori i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë.

Ai më tej shtoi se “ Për këtë arsye, nënshkrimi i sotëm i Projektit për Përmirësimin e Sistemit të Arsimit të Kosovës është një intervenim me rëndësi kritike për të ju siguruar të rinjve  të Kosovës mundësi për të qenë të suksesshëm në tregun e punës”.  

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë  Arsim Bajrami, theksoi se kjo kredi i  mundëson Qeverisë së Kosovës të përmirësojë cilësinë në të gjitha nivelet e arsimit.  

“Kredia kap shumën prej 11 milionë dollarëve, prej të cilave 10 milionë dollarë i dedikohen arsimit parauniversitar dhe 1 milionë dollarë për arsimin e lartë. Investimi nga kjo kredi do të bëhet tek forcimi i autonomisë së shkollave, trajnimi i mësimdhënësve, ngritja e cilësisë së mësimdhënies  si dhe ngritja e cilësisë së kurrikulave. Gjithashtu kjo kredi po vjen në kohën e duhur dhe po përputhet plotësisht me zotimet e Qeverisë për të përmirësuar cilësinë në sektorin e arsimit të lartë dhe atë parauniversitar”, shtoi ministri Arsim Bajrami.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)