28 Dhjetor 2024

Bashkëpunim në arsim ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë

Lubjanë, 28 tetor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë, me ftesë të Ministres së Arsimit, Shkencës dhe Sportit të Republikës së Sllovenisë,  Maja Makovec Brenčič.

Gjatë takimit të përbashkët, dy Ministrat biseduan për mundësitë e përbashkëta të   bashkëpunimit në të gjitha nivelet e arsimit dhe krijimin e mundësive të avancuara për zhvillimin e arsimit dhe iniciativa për bashkëpunim në projekte të përbashkëta.

Me këtë rast, me qëllim të promovimit të bashkëpunimit reciprok të dy Ministrat nënshkruan Protokollit për bashkëpunim në fushën e arsimit, në kuadër të Marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Sllovenisë në vitin 2010.

Protokolli i nënshkruar në fushën e arsimit vendos bazën e bashkëpunimin në fushën e arsimit fillor, të mesëm dhe të lartë. Ky bashkëpunim do të reflektohet në kushtet e përshtatshme reciproke që do të ju ofrohen nxënësve dhe studentëve, në ofrimin e bursave të studimit, ofrimin e programeve të përbashkëta në institucionet e arsimit të lartë, bashkëpunimin në projektet dhe programet e Bashkimit Evropian, nxitjen e aplikimit të teknologjisë informative në Arsim dhe shkëmbimin e përvojave të suksesshme të dyja vendeve.

Gjatë qëndrimit në Republikën e Sllovenisë, Ministri Bajrami do të zhvillojë takime me udhëheqës të Akademisë së Shkencave Sllovene si dhe do të pritet në Universitetin e Lubjanës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)