Barjami do të raportojë për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore falas
Prishtinë, 15 mars - Sot në mbledhjen e Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport të Kuvendit të Kosovës do të raportojë Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami.
Ministri Barjami do të raportojë para anëtarëve të Komisionit lidhur me pajisjen e nxënësve me tekste shkollore falas, shpërndarjen, përdorimin dhe ruajtjen e tyre.
Në mbledhje po ashtu do të bëhët edhe shqyrtimi i raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës;