Baraliu emërohet Rektor i Universitetit Publik të Prizrenit
Prishtinë, 1 tetor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja ka nënshkruar sot vendimin, sipas të cilit Dr. Mazllum Baraliu emërohet Rektor i Universitetit Publik të Prizrenit (UPz).
Emërimi i Dr. Baraliut u bë në bazë të vendimit të Bordit të Përkohshëm të UPz-së, i cili i propozoi ministrit tre kandidatë të mundshëm për rektor.
Propozimet u bënë pas votimit të fshehtë të anëtarëve të Bordit, i cili votim u realizua pas intervistimit të gjithë kandidatëve.