Banka Botërore paralajmëron krizë globale arsimimi
New York, 27 shtator - Banka Botërore paralajmëroi të martën se miliona studentë të rinj në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme mund të përballen me papunësi apo paga më të ulëta më pas në jetën e tyre për shkak të mungesës së arsimimit të mirë.
"Këta fëmijë kanë nevojën më të madhe për një arsimim të mirë për të pasur sukses në jetë," thekson banka në raportin e fundit 'Zhvillimit Botëror' i cili fokusohet te arsimi global.
Raporti vëren se gjithmonë e shumë fëmijë nga grupet e pafavorizuara, siç janë të varfrit, vajzat, fëmijët me aftësi të kufizuar dhe pakicat etnike, nuk janë të regjistruar në shkolla. Banka e quajti këtë mangësi të rëndë dhe një krizë të të mësuarit.
"Kjo krizë e të mësuarit po zgjeron boshllëqet shoqërore në vend që t'i ngushtojë ato", thekson raporti. "Studentët e rinj të cilët tashmë janë të pafavorizuar nga varfëria, konflikti, gjinia ose aftësia e kufizuar arrijnë moshën madhore pa aftësitë bazë" shtoi ajo.