15 Nëntor 2024

Bajrami vizitoi edhe shkolla në Prizren

Prizren, 18 qershor - Pas vizitës që i ka bërë Gjimnazit Shoqëror “Sami Frashëri” në Prishtinë, në fillim të mbajtjes së pjesës së dytë të Provimit të Maturës Shtetërore, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka vizituar edhe tri qendra të testimit në Prizren.

I shoqëruar nga kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim, z. Nait Hasani dhe zëvendësministri i Arsimit, z. Usmen Baldzi, ministri Bajrami fillimisht është ndalur në shkollën “Avdyl Frashëri”, ku po testoheshin maturantët e komunitetit boshnjak.

Pasi që iu ka uruar sukses në Provimin e Maturës nxënësve të këtij komuniteti, ministri Bajrami ka thënë se MAShT po punon që të ofrojë kushte të mira për mësim cilësor për nxënësit e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Ndërsa, sa i përket testit, Ministri theksoi se MAShT është e interesuar që të kemi vlerësim real, prandaj edhe janë angazhuar një numër i madh i zyrtarëve që e administrojnë dhe monitorojnë këtë proces.

Më pas, ministri Bajrami ka vizituar edhe qendrën e testimit në Shkollën Ekonomike dhe atë “Gjon Buzuku” në Prizren, me ç’rast i ka porositur maturantët që të jenë të kujdesshëm e të mos mashtrohen duke humbur kohën se si të kopjohet, por të përqëndrohen në njohuritë e tyre. “Ju jeni të aftë dhe të përgatitur që të shprehni njohuritë e fituara ndër vite, por mjafton vetëm përqëndrimi i duhur dhe rezultati nuk do të mungojë”.

Edhe pse ka theksuar se kësaj radhe vërehet një shkallë më e lartë e vetëdijsësimit, ministri Bajrami ka ripërsëritur se do të merren masa ndaj të gjithë atyre që eventualisht kanë bërë ndonjë shkelje të çfarëdo lloji në procesin e Maturës Shtetërore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)