29 Dhjetor 2024

Bajrami uron për themelimin e Universitetit “ Nënë Tereza”

Prishtinë, 21 dhjetor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami, ka uruar për themelimin e Universitetit të ri “ Nënë Tereza”, në Shkup, i cili do të fillojë të funksionojë nga viti akademik 2016/2017.

I nderuar ministër i Arsimit dhe Shkencës i Republikës së Maqedonisë, z. Abdilaqim  Ademi,

Më lejoni që në emër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës, t’ua përcjellë urimet më të përzemërta, për themelimin e Universitetit të ri “ Nënë Tereza”, në Shkup, i cili do të fillojë të funksionojë nga viti akademik 2016/2017.

Jam i sigurt se themelimi i këtij universiteti do t’i kontribuojë avancimit të arsimit shqip në Maqedoni, prandaj më lejoni që të shpreh gatishmërinë time si ministër i Arsimit të Kosovës, që edhe më tutje të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të shkëlqyeshëm ndërmjet dy ministrive tona respektive, për konsolidimin dhe rritën e këtij institucioni të rëndësishëm dhe për avancimin e sistemit arsimor në Maqedoni.

Arsimimi në gjuhën amtare është e drejtë themelore e popujve, prandaj hapja e këtij Universiteti, shënon një ngjarje shumë të rëndësishme në historinë më të re të arsimit shqip.

\"Përveq që do të ju shërbejë të rinjve që jetojnë në Republikën e Maqedonisë, Universiteti “Nëna Terezë”, do të jetë një mundësi më shumë edhe për të rinjtë shqiptarë që jetojnë në shtetet e rajonit dhe më gjerë\", thuhet në telegraimin e urimit të ministirt Bajrami.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)