Bajrami uron fituesit e garave nderkombetare
Prishtinë, 12 maj - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka uruar fituesit e garave nderkombetare.
Të dashur fitues të grupit NatEv Explorer dhe të gjimnazit Hasan Nahi,
Këto ditë kemi marrë dy lajme të rëndësishme: Projekti i grupit të studentëve nga Kosova NatEv Explorer fitoi çmimin Peoples Choice Aëard në kuadër të garës NASA Space Apps Challenge dhe lajmi tjetër është se nxënësit e Gjimnazit Hasan Nahi kanë marrë dy medalje argjendi në Olimpiadën ndërkombëtare I SWEEEP-2015 në SHBA.
Këto janë lajme të mira për Kosovën dhe duke u ndjerë krenarë për punën Tuaj, dëshiroj të theksoj se me vendosmërinë më të madhe do të gjejmë mundësi që puna dhe suksesi juaj dhe i shumë bashkëmoshatarëve tuaj, jo vetëm të mos ndalet këtu, por të vazhdojë edhe më fuqishëm.
Të rinjë si Ju, nxënës dhe studentë të dashur, i duhen më së shumti Kosovës dhe na krijojnë siguri të madhe për të ardhmen e vendit tonë.
Prandaj, pranoni urimet e mija të përzemërta.
Suksese edhe më tutje!
Arsim Bajrami,
Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë