14 Nëntor 2024

Bajrami u promovua si anëtar në Akademinë Evropiane

Salzburg, 5 mars - Në Salzburg të Austrisë është mabjtur sot ceremonia e inaugurimit të anëtarëve të rinj të Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve.

Në këtë ceremoni u promovua edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Prof.Dr. Arsim Bajrami, i cili është pranuar anëtar i rregullt aktiv i kësaj Akademie.

Anëtarësimi në Akademinë Evropiane të Shkencave dhe Arteve është nder dhe respekt për personalitetet që bëhen anëtar të saj dhe për shtetin që përfaqësojnë, ngase shumica e laureateve të çmimit Nobel kanë qenë anëtarë të kësaj Akademie.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Prof. Dr. Arsim Bajrami, i cili është anëtari më i ri i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Republikës së Kosovës, është pritur zyrtarisht nga kryetari i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve, z. Felix Unger dhe anetarë tjerë të kësaj Akademie, me të cilët ka biseduar për bashkëpunimin ndërmjet dy Akademive respektive.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)