Bajrami takohet me ministrin e Shtetit në Qeverinë Britanike
Prishtinë, 21 janar - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, në kuadër të punimeve të Forumit Botëror të Arsimit 2015, ka zhvilluar një takim me Rt Hon Greg Clark, ministër i Shtetit për Universitete dhe Shkencë në Qeverinë Britanike.
Ministri Bajrami dhe ministri Clark kanë biseduar rreth mundësive për zgjerimin e bashkëpunimit dhe krijimit të partneriteteve me universitetet britanike, si dhe për përkrahje në reformat e domosdoshme për ngritjen e cilësisë në universitetet tona publike.
Ministri Bajrami, gjatë ditës do të jetë mysafir në Universitetin e Kembrixhit, ndërsa në mbrëmje do të takojë për bashkëbisedim studentët tanë në Londër.