Bajrami raporton për diplomat false
Prishtinë, 15 mars - Dyshimet se diploma false posedojnë edhe zyrtarë të lartë shtetërorë, të cilët janë inkuadruar si mësimdhënës në nivelin parauniversitar dhe atë të lartë të arsimit, kanë çuar deri tek kërkesa për zgjerim të hetimeve tek universitetet publike.
Përveç ish-Fakultetit të Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Pejë, që ka funksionuar në kuadër të Universitetit të Prishtinës (UP), nevoja e inspektimit shihet e nevojshme dhe në fakultete të tjera të këtij Universiteti.
Ferdije Zhushi- Etemi, kryetare e Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA), thotë për Zërin se kjo Agjenci nuk ka qasje në verifikim të diplomave në sektorin publik, por ka pasur dhe vazhdon të ketë në sektorin privat.
/Zëri/