26 Dhjetor 2024

Bajrami priti shefen e Këshillit të Evropës në Kosovë

Prishtinë, 1 prill - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami priti në takim shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Isabelle Servoz-Galluci.

Gjatë takimit u diskutua lidhur me gjendjen në arsimin parashkollor, arsimin parauniversitar,  arsimin e lartë, të drejtat dhe arsimimin e komuniteteve, si dhe prioritetet e Ministrisë së Arsimit në katër vitet e ardhshme.

“Arsimi është prioritet i Qeverisë së Kosovës në këtë mandat, kemi një program të mirë  katërvjeçar, i cili do të mundësoj ngritjen e cilësisë. Andaj, bashkëpunimi i ngushtë i Ministrisë së Arsimit me partnerët e saj të rëndësishëm, e bënë më të lehtë arritjen e këtij synimi”, tha ministri Bajrami.

Ministri Bajrami theksoi rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit në mes MAShT-it dhe Këshillit të Evropës, sa i përket realizimit të planit për përmirësimin e cilësisë në arsim, në të gjitha nivelet.

Ndërsa, shefja e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, znj. Isabelle Servoz-Galluci shprehu  gatishmërinë e saj për fuqizimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit dhe mbështetjen e vazhdueshme në sektorin e arsimit.

“Ne do të vazhdojmë ta përkrahim zhvillimin e arsimit Kosovë, me të gjitha kapacitetet që kemi në dispozicion”, tha znj. Servoz-Galluci

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)