Bajrami priti rektorin e Universitetit të Tiranës
Po ashtu, gjatë këtij takimi është biseduar edhe për përvojat e Universitetit të Tiranës pas miratimit të Ligjit për Arsimin e Lartë, ndërsa ministri Bajrami i ka dhënë mbështetjen e plotë Marrëveshjes së Bashkëpunimit, e cila është nënshkruar sot nga rektorët e Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Prishtinës.
Është një kohë e reformave në arsimin e lartë dhe një mundësi shumë e mirë që Kosova dhe Shqipëria të ndërtojnë standarde në arsimin e lartë, të ndërtojnë një sistem sa më kompatibil me njëri-tjetrin, në mënyrë që të mundësojmë një mobilitet të studentëve dhe profesorëve dhe bashkëpunim në sferën e hulumtimit dhe kërkimit shkencor, tha ministri Bajrami, ndërsa përmendi marrëveshjen me ministren Nikolla për mbajtjen e një konference vjetore të rektorëve të universiteteve publike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Ndërsa, rektori i Universitetit të Tiranës, z. Mynyr Koni, theksoi rëndësinë e takimeve që ka pasur delgacioni nga ky universitet me Presidentin e Kosovës, z. Hashim Thaçi, me ministrin Bajrami dhe me rektorin Dema.
Universiteti i Tiranës do të bëj të pamundurën për implementimin e marrëveshjes së nënshkruar me Universitetin e Prishtinës, në rritjen e mobiliteteve të profesorëve, në ngritjen e programeve të përbashkëta, sidomos në nivelin e doktoraturës, në mënyrë që të krijojmë mundësi për përgatitjen e specialistëve, tha rektori Koni.