15 Nëntor 2024

Bajrami priti rektorët e Universiteteve Publike të Kosovës

Prishtinë, 16 maj - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami ka pritur në takim konsultativ rektorët e Universiteteve Publike të Kosovës, me të cilët ka biseduar për mundësitë dhe modulet e formimit  të Kolegjiumit  të Rektorëve të Universiteteve  të Kosovës , si një organ konsultativ .

Kolegjiumi i përbërë kryesisht nga rektorët e universiteteve, do të shqyrtoj çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me harmonizimin e pikëpamjeve  rreth kaheve të zhvillimit të politikave të Arsimit të Lartë.

Ky organ konsultativ i rektorëve , përveç tjerash  do të merret edhe me koordinimin dhe harmonizimin e politikave  të arsimit të lartë edhe në nivel  kombëtarë, si dhe format e bashkëpunimit të ndërsjellë .

Ministri Bajrami e vuri në theks rëndësinë e organizmit të një organi të nivelit të lartë konsultativ  i cili do të adresoi një sërë çështjesh  me interes dhe  ku  rektorët do të paraqisnin sfidat dhe të arriturat, njëkohësisht do të shtronin nevojën për ndryshime eventuale në funksion të përmirësimit të cilësisë dhe imazhit të Arsimit të Lartë në Kosovë.

Ministri Bajrami poashtu  tha se, është e nevojshme që universitetet të fokusohen në reduktimin e profileve të ndryshme studimore dhe të ofrojnë programe të cilat ndërlidhen me nevojat e tregut të punës.

Në këtë takim u fol edhe për procesin e akreditimit të programeve të reja, si dhe për përgatitjen e konkurseve për pranimin e studenëve për vitin e ri akademik.

Ministri Bajrami, me këtë rast ka insistuar që rektorët të jenë të përpiktë në këtë proces, ku edhe do të përcaktohen kuotat e pranimit të studentëve nga viset tjera shqiptare.

Iniciativa e ministrit Bajrami për themelimin e Kolegjiumit të Rektorëve, u përkrah nga rektorët e pranishëm, të cilët e vlerësuan pozitivisht , njëherësh u zotuan se do të jenë bashkëpunues  dhe konstruktiv , me qëllim të arritjes së objektivave të përbashkëta .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)