21 Prill 2025

Bajrami priti një delegacion nga Komisioni Evropian

Prishtinë, 6 nëntor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, priti një delgacion të Komisonit Evropian, të kryesuar nga Helene Skikos, zyrtare e lartë dhe kordinatore për edukim dhe kulturë e Komisonit Evropian për  Ballkanin Perëndimor,  ku u diskutuan zhvillimet në fushën e arsimit, me theks të veçantë gjendjen në arsimin e lartë dhe përkushtimin e Ministrisë së Arsimit për sigurimin e cilësisë.

Ministri Bajrami e informoi znj. Skikos lidhur me hapat që janë duke u ndërmarrë në zhvillimin e arsimit të lartë, reformën në legjislacion, autonominë dhe llogaridhënien e universiteteve, financimin e universiteteve në bazë të performancës dhe orientimin e programeve studimore me tregun e punës.

Gjithashtu, ministri Bajrami theksoi gatishmërinë dhe vullnetin e Qeverisë së Kosovës për të mbështetur programin Erasmus +, si përpjekje e përbashkët për arritjen e standardeve të cilësisë në arsimin e lartë.

Ndërsa, znj. Skikos e ka vlerësuar përkushtimin e ministrit Bajrami për ngritjen e cilësisë në arsim, duke thënë se këto përpjekje janë duke u marrë me prioritet edhe nga ana e Komisonit Evropan, i cili është edhe donator i rëndësishëm i zhvillimit të arsimit në Kosovë.

Ministri Bajrami dhe znj. Skikos kanë folur edhe për takimin e radhës të ministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili do të mbahet në Bonjë dhe Hercegovinë,

në kuadër të Platformës për Arsim dhe Trajnim për Ballkanin Perëndimor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)