26 Dhjetor 2024

Bajrami priti kryetarin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Prishtinë, 10 prill - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë  Arsim Bajrami priti një delegacion  të  Akademisë së Shkencave të Shqipërisë , të kryesuar  nga  Akademik  Muzafer Korkuti , të shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovci.

Me këtë rast  u bisedua  për  zhvillimet në arsimin e Kosovës  si dhe prioritet e mundësitë e thellimit të  bashkëpunimit në mes të Akademisë  Shkencave te Kosovës dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Ministri Bajrami, i njoftoi akademikët nga Shqipëria për zhvillimet në arsim,  me ç`rast theksoi  angazhimin  maksimal në aspektin e  ngritjes së cilësisë, në të gjitha nivelet e arsimit .

“ Jemi të përkushtuar që në vazhdimësi të ngrisim cilësinë në mësimdhënie dhe mësimnxënie , që të kemi një arsimim dhe edukim  të mirëfilltë të të rinjve. Po punojmë në trajnime të vazhdueshme të mësimdhënësve që ata të jenë të aftë të kryejnë  misionin e tyre prej mësimdhënësi konform trendëve  dhe standardeve bashkëkohore”,  tha ministri Bajrami .

Ndërsa, për  zhvillimet  në Arsimin e Lartë, ministri Bajrami tha se,  “ me reformat që janë në proces, po mundohemi që të vendosim rend akademik dhe se me punë meritore të  integrohemi  në zonën e Arsimit të Lart Evropian “.

Në vazhdim , ministri Bajrami  foli për nevojën e thellimit të bashkëpunimit të Akademisë së Shkencave të Kosovës dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë , ndërsa  theksoi se do të mbështesë  projektet  e përbashkëta të dy akademive  dhe se ketë  gjë pret që ta bëjë edhe Ministria e Arsimit e Shqipërisë .

 
Ministri Bajrami dhe kryetari i AShSh-së, Akademik  Muzafer Korkuti  , ndanë mendimin se duhet të punohet  më shumë në nivel universitetesh , që të motivohen dhe zhvillohen kërkime shkencore në fush

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)