18 Maj 2024

Bajrami po qëndron për vizitë zyrtare Gjermani

Prishtinë, 10 qershor – Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë,  Arsim Bajrami, po qëndron për vizitë zyrtare në Gjermani, ku do të ketë takime me udhëheqës të lartë të arsimit të shtetit gjerman.

Ministri Bajrami, gjatë kësaj vizite, do të ketë takim me ministren e Arsimit dhe Shkencës të Gjermanisë, znj. Johanna Wanka, me të cilën do të bisedojë për mundësi të reja të bashkëpunimit në të gjitha nivelet e arsimit dhe hulumtimit shkencor.

Po ashtu, ministri Bajrami, do të ketë një vizitë edhe në Bundestag, ku do të takohet me znj. Patricia Lips, kryetare e Komisionit për Edukim dhe Shkencë dhe njëherësh edhe anëtare e Bundestagut, si dhe me anëtarët e këtij Komisioni.

Gjatë kësaj vizite, ministri Bajrami do të ketë edhe takime të tjera me udhëheqës të universiteteve në Berlin, me të cilët do të bisedojë për mundësitë e bashkëpunimit mes universiteteve tona dhe atyre gjermane. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)