Bajrami po qëndron në vizitë zyrtare në Letoni dhe Estoni
Prishtinë, 10 nëntor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka filluar vizitën zyrtare në Riga të Letoninë dhe më pas do të vazhdojë vizitën në Tallin të Estonisë.
Gjatë këtyre vizitave, ministri Bajrami do të takohet me zyrtarë të lartë të shtetit, përfshirë ministrat e Arsimit të këtyre dy shteteve, me të cilët do të bisedojë për mundësitë e bashkëpunimit në të gjitha nivelet e arsimit.
Ministri Bajrami do të vizitojë edhe universitete ku nga udhëheqësit e tyre do të kërkojë të shikojnë mundësitë e bashkëpunimit me universitetet e Kosovës.
Në këtë vizitë, ministri po shoqërohet nga një grup i ekspertëve të fushave të ndryshme, të cilët do të zhvillojnë takime me autoritetet e këtyre dy shteteve që udhëheqin me arsimin fillor dhe të mesëm, me arsimin e lartë dhe arsimin profesional.