15 Nëntor 2024

Bajrami përuroi shkollën e re në Turiqevc të Skënderajt

Skënderaj, 30 maj - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, ka përuruar sot shkollën e re “Abedin Rexha” në Turiqevc të Skënderajt, me q`rast theksoi faktin se në këtë shkollë janë edukuar dhe arsimuar shumë breza në frymën atdhetare.

Ministri Bajrami tha se me këtë shkollë moderne, po respektojmë mësimdhënësit, të cilët dhanë kontribut të çmuar në arsimimin e atdhetareve, të cilët më vonë u bënë edhe themelues të shtetit të ri të Kosovës.

Duke qenë se tashmë janë krijuar kushte shumë të mira në shkollën e re, ministri Bajrami i ftoi të gjithë mësimdhënësit që të punojnë me përkushtim. “I ftoj të gjithë mësimdhënësit që të punojnë me shumë përkushtim dhe dashuri me nxënësit, që të ju ofrojnë atyre një mësim cilësor, ashtu që ata një ditë të bëhen të zotët e vetes dhe të familjeve të tyre dhe që të kenë një të ardhme të ndritshme në vendin tonë”.

Me tej, ministri tha se ndërtimi i shkollave të reja është vetëm një hap drejt krijimit të një sistemi të mirë të arsimit, një sistemi cilësor që ofron edhe më shumë mundësi të punësimit.

Më pas, ministri Bajrami ka vizituar ambientet e shkollës së re, e cila përmbanë 18 dhoma mësimi, 3 kabinete (laboratorë), 2 laboratorë, 2 dhoma për parafillorë, sallën e arsimtarëve, kthinat administrative, të bibliotekës me leximore, të psikologut, të mjekut të shkollës, bufenë dhe hapësira tjera përcjellëse.

Shkolla i ka rreth 800 nxënës dhe me ndërtimin e këtij objekti modern, janë krijuar kushtet që mësimi të zhvillohet vetëm në një ndërrim. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)