Bajrami ngushëllon familjen Sfishta
Prishtinë, 16 qershor - Ministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) nëpërmjet një telegrami ka ngushëlluar familjen Sfishta, me rastin e ndarjes nga jeta të mësuesit Shaban Sfishta.
Më lejoni që të shpreh ngushëllimet e mija më të thella për ndarjen nga jeta të mësuesit Shaban Sfishta. Me ndarjen e tij nga jeta, arsimi ynë humbi një mësues të veçantë. Ishte i veçantë, sepse përveç që ishte i palodhshëm në arsimimin e shumë gjeneratave, mësuesi Shaban ia fali pagën e tij shtetit për gati 18 vite, është thënë në telegramin e Bajramit, në të cilin është shtuar:
Prandaj, mësuesi Shaban Sfishta do të mbetet në historinë e arsimit shqip edhe me një vepër që e dallon nga të tjerët. Personaliteti i tij do të jetë frymëzues për gjeneratat që vijnë, sepse ta duash vendin si mësuesi Shaban, është një vlerë e lartë! Ju lutem që në emër të Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë dhe në emër timin, ti pranoni ngushëllimet më të sinqerta, është theksuar në këtë telegram.