Bajrami, ngushëllon familjen Dreshaj
Prishtinë, 19 mars Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka ngushëlluar familjen Dreshaj, për ndarjen nga jeta të djalit të tyre, Artan Dreshaj, që ishte student i Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës.
E nderuara familje Dreshaj,
Më lejoni që të shpreh ngushëllimet e mija më të thella për ndarjen nga jeta të djalit tuaj. Artani ishte student i dalluar i Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës dhe do të na mungojë të gjithëve.
Ju lutem, në emër të Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë t\'i pranoni ngushëllimet më të sinqerta.
Artani, pushoftë ne paqe dhe i qoftë i lehtë dheu i vendlindjes së tij!
Me respekt,
Arsim Bajrami, ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë