26 Dhjetor 2024

Bajrami në Konferencën për Menaxhim dhe Udhëheqësi në Arsim

Prishtinë, 2 prill - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë  Arsim Bajrami, mori pesë në Konferencën për Menaxhim dhe Udhëheqësi në Arsim 2015 me temë: “Profili i drejtorit të shkollës në shekullin XXI: mundësitë dhe sfidat e sistemit të arsimit në Kosovë”, të organizuar nga MAShT-i, në bashkëpunim me USAID-in si implementues i programit për trajnime.

Me rastin e hapjes së punimeve të kësaj Konference, ministri i Arsimit, z. Arsim Bajrami, fillimisht ka falënderuar përfaqësuesit e USAID-it për mbështetjen  e vazhdueshme për arsimin në Kosovë, sidomos në ngritjen e kapaciteteve për udhëheqje në arsim.

Ministri Bajrami foli për rëndësinë që ka përgatitja adekuate e drejtorëve dhe përgjegjësve tjerë udhëheqës në arsim.

“Ne jemi të përkushtuar të vazhdojmë ngritjen e kapaciteteve në udhëheqje, që të kemi drejtorë të përgatitur për t’u përballur me sfidat, konform standardeve bashkëkohore të arsimit të shekullit, në të cilin po jetojmë”, tha ministri Bajrami.

Ministri po ashtu, tha se do të angazhohemi maksimalisht që politika të jetë sa më larg shkollës, “që drejtorët të zbatojnë politikat arsimore në institucionin që e drejtojnë dhe të angazhohen maksimalisht  në  mbarëvajtjen e procesit mësimor, për të siguruar kështu një ambient të përshtatshëm për mësimdhënie e mësimnxënie cilësore dhe kësisoj të promovojmë edhe garën për cilësi“.

Një fjalë rasti mbajti edhe z. Chris Edwards, drejtor i misionit të USAID-it në Kosovë, i cili foli për përparësitë që ka ky program trajnimi dhe informacionet  profesionale që  marrin personat, të cilët mbarojnë këtë trajnim, si dhe nevojën e të mësuarit gjatë gjithë jetës.

Gjatë ditës së sotme iu ndanë certifikata 140 drejtorëve të shkollave, zëvendësdrejtorëve, zyrtarëve të DKA-ve, mësimdhënësve nga Prishtina, Ferizaj, Shtimja, Vushtrria, Obiliqi, Suhareka, Gjakova, Dragashi dhe Lipjani, të cilët kanë përfunduar me sukses trajnimet, sipas programit “Menaxhim dhe Udhëheqësi në Shkolla”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)