15 Nëntor 2024

Bajrami mori pjesë në koncertin e Filharmonisë "Spektrum Concerts"

Berlin , 28 prill - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, po qendron në Berlin me ftesë të Drejtorit të Pallatit të Filharmonisë \"Spektrum Concerts\", Frank Sumner Dodge, ku u organizua një mbrëmje artistike për nder të Republikës së Kosovës.

Në këtë mbrëmje me progamin e tyre artistik u prezantuan me sukses edhe nxënësit e  Shkollave të Muzikës \"Prenk Jakova\" nga Gjakova dhe \"Lorenc Antoni\" nga Prizreni.

Ministri Bajrami me këtë rast ka falënderuar organizatorët e Filharmonisë së Berlinit dhe njëherit lavdëroi nxënësit e shkollave tona të cilët me sukses përformuan para publikut. Më tej, Ministri Bajrami theksoi se kjo mbrëmje artistike dëshmoi se nxënësit tanë janë të talentuar dhe se me përkushtim dhe punë profesionale të shkollave, mund të arrijnë rezultate të larta dhe të krahasueshme me moshatarët e tyre evropian.

Në këtë koncert ishtin të pranishëm Sekretari i Shtetit  z. David Gill, përfaqësues nga Zyra e Presidentit Federal të Gjermanisë, ish-Komandanti i KFOR-it Gjenerali Rainhard, Ambasadori ynë në Gjermani z. Skender Xhakaliu dhe personalitete të shquara të jetes publike.

Kjo mbrëmje, njëkohësishtë dëshmoi se sa është i rëndësishëm dhe i nevojshëm bashkëpunimi dhe këmbimi i përvojave ndërshtetërore, jo vetëm në fushën edukativo-arsimore edhe në rrafshin kulturo-artistik. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)