15 Nëntor 2024

Bajrami: Mësimi i gjuhës angleze, mirëpritet nga secili nxënës

Prishtinë, 13 shtator - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z. Arsim Bajrami mori pjesë në konferencën vjetore të 25 vullnetarëve të Korpusit të Paqes (Agjension Qeveritar i SHBA-ve) në Prishtinë, në të cilën u vlerësua puna njëvjeçare e tyre si mësimdhënës  të gjuhës angleze në shkolla të ndryshme të Kosovës, si dhe u diskutua për planet e veprimit për periudhën e ardhshme poashtu njëvjeçare.


Ministri Bajrami në fjalën përshëndetëse ka falënderuar zëvëndësambasadoren e ShBA-ve në Kosovë, znj. Collen Hylland dhe përfaqësuesit e “Korpusit të Paqes“ për  mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-ve për Kosovën në të gjitha fushat e jetës, e në veçanti vullnetarët e Korpusit të Paqes, të cilët po aftësojnë mësimdhënësit për mësimdhënie më të mirë të gjuhës angleze në shkollat tona.

“Tashmë pas një viti angazhimi në Kosovë, ju e keni shumë më të lehtë qëndrimin këtu, sepse  Kosova ka shumë njerëz të vullnetit të mirë dhe ju keni ndihmuar shumë shkolla”, tha ministri Bajrami.

Mësimi i gjuhës angleze, theksoi Ministri, është diçka që mirëpritet nga secili nxënës i yni, ndërsa njohuria e mirë e gjuhës angleze është domosdoshmëri e kohës, që të rinjtë tanë jo vetëm të njihen e komunikojnë me moshatarët e tyre, por edhe të kenë më shumë njohuri për vende e kultura të ndryshme.

Në fund, ministri Bajrami iu ka ndarë certifikata mësimdhënësve të shkollave fillore dhe të mesme të Kosovës, të cilët ishin të nacionaliteteve të ndryshme dhe që për një kohë u aftësuan për mësimdhënie më të avancuar të gjuhës angleze.

Duke uruar mësimdhënësit e certifikuar, ministri Bajrami ndër tjera tha: ”Ju jeni shembulli më mirë se si duhet te bashkëjetojmë me të gjithë dhe të respektojmë njëri tjetrin njësoj sikurse në ShBA,  ku respektohet diversiteti dhe kultivohet ndjenja  e humanizmit dhe respektit reciprok”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)