Bajrami: Me Orën e Kodimit fillon një epokë e re
Prishtinë, 11 dhjetor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, mori pjesë në aktivitetin Ora e Kodimit, në shkollën fillore Faik Konica në Prishtinë, ku së bashku me nxënësit zbatoi në praktikë, mësimin e kodimit të programeve në internet.
Qëlllimi i këtij aktivitetit është nxitja e mësimit të shkencave kompjuterike te të rinjtë e vendit tonë, ndërsa nga data 5-13 dhjetor, po aplikohet në praktikë në 5 shkolla të Kosovës.
Me këtë rast, ministri Bajrami, është shprehur se, me Orën e Kodimit po fillon një epokë e re. Po jetojmë në epokën e gjeneratës së internetit, teknologjive, gjeneratës së ndërrimit të mentalitetit në shkolla, sepse shkolla jonë tani do të jetë shkollë digjitale.
Përmes kodimit, tha ministri, do të krijomë shumë programe dhe shkollën tonë do ta bëjmë një istitucion ku përmes interenetit do ta shohim se sa e vogël është bota dhe se si ne do të mund ti qasemi botës dhe teknologjive të reja.
Në vazhdim, ministri Bajrami tha se kjo ngjarje Kosovën e gjenë të përgatitur, për faktin se, tashmë kemi mësimdhënës dhe drejtorë të përgatitur, ndërsa po punojmë që juve, nxënës të dashur, tju mundësojmë që përmes kodimit, praktikisht të mësoni, të edukoheni dhe dhe të argëtoheni, por njëkohësisht edhe ta bëjmë mësimin më të lehtë.
Ministri Bajrami tha se me këtë aktivitet po i bashkohemi 180 vendeve të botës, si një vend i ri, i hapur që përmes teknologjisë së informacionit, përmes qasjes në kodim.
Ne e përkrahim këtë aktivitet, i cili njëherësh na shton përgjegjësitë që të promovojmë teknologji të reja në shkolla dhe të mundësojmë një edukim të shekullit 21, tha ministri Bajrami.
Ndryshe, aktiviteti Ora e Kodimit , po ndodhë në mbi 180 shtete me mbi 100 milion banorë dhe përkrahet nga shumë personalitete botërore, përfshirë edhe presidentin Barak Obama.
Implmentues i këtij projekti në vendin tonë është Innovation Centre Kosovo, në bashkëpunim me ALMOOC.