26 Dhjetor 2024

Bajrami: Kurrikulat me nevojat e tregut të punës

Prishtinë, 26 shkurt - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka marrë pjesë në panelin diskutues rreth draftit të Strategjisë së zhvillimit bilateral Kosovë-Gjermani 2015- 2020, e cila ka për qëllim të ngritë efektivitetin, efikasitetin dhe integritetin e punës administrative.

Ministri Bajrami, me këtë rast, shpalosi objektivat e arsimit për katër vitet e ardhshme të qeverisjes, në funksion të zhvillimit të sektorit arsimit.

Ai theksoi rëndësinë e studimit të përshtatshmërisë së kurrikulave me nevojat e tregut të punës, orientimin e të rinjve kah arsimi profesional, stimulimin e studentëve për t’u regjistruar në shkencat ekzakte dhe trajnimin e të rinjve me shkathtësi praktike.

Ministri Bajrami vlerësoi se, përvojat gjermane në realizmin objektivave për zhvillimin e arsimit në Kosovë do të jenë jashtëzakonisht të përshtatshme, si parakusht për progresin e ardhshëm në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Ministri Bajrami foli edhe për lansimin e projektit për harmonizimin e arsimit me kërkesat e tregut të punës në Kosovë, qëllimi i të cilit projekt është ndërlidhja në mes të arsimit dhe tregut të punës, për forcimin e cilësisë së programeve studimore dhe lidhjes së sistemit të arsimit me tregun e punës si parakusht për punësueshmëri dhe zhvillim ekonomik.

Ministri bëri të ditur se ky projekt do të ketë buxhet 3.5 milion dhe ka për qëllim të arrijë tri rezultate kryesore: (1) të përmirësojë ndërlidhjen në mes të arsimit të lartë dhe kërkesave të tregut të punës, (2) të sigurojë zbatim të suksesshëm të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve, si dhe (3) të përmirësojë cilësinë e mësimdhënies dhe mësimnxënies praktike dhe të aplikuar.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)