15 Nëntor 2024

Bajrami e Begu bisedojnë për promovimin e aftësive krijuese të talenteve

Prishtinë, 8 mars - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami ka vizituar Qendrën Kosovare të Inovacionit (ICK ) në Prishtinë, me ç` rast është pritur nga drejtori Uranik Begu.

Qëllimi i kësaj vizite ishte që të shoh nga afër punën praktike  të “kompanive” të cilat zhvillojnë aktivitetin e tyre krijues në fusha të ndryshme të teknologjisë dhe inovacionit.

Ministri Bajrami dhe drejtori Uranik Begu biseduan për mundësitë e integrimit (pilotimit ) të disa programeve nga lëmia e teknologjisë në shkolla, për të krijuar kështu edhe  mundësitë e krijimit të produkteve reale  dhe promovimit të aftësive krijuese të talenteve të rijnë në dizajnimin e programeve  kompjuterike.

Ministri Bajrami u shpreh se është shumë i kënaqur me atë që pa nga puna praktike që demonstruan dhe produktet që prezantuan disa nga kompanitë që veprojnë këtu dhe shtoi se kjo dëshmon se Kosova ka një rini inteligjente me aftësi të jashtëzakonshme kreative  të cilëve duhet krijuar mundësitë për të zhvilluar shkathtësitë dhe kompetencat , të rëndësishme për perspektivën e zhvillimit të ekonomisë dhe të biznesit  në vendin tonë .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)