Bajrami do t'i dorëzoj detyrën ministrit Shyqiri Bytyqit
Prishtinë, 12 shtator - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka bërë të ditur se do të mbahet ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës së Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Pas kësaj ceremonie, ministri aktual, Arsim Bajrami dhe ministri i ri, z. Shyqiri Bytyqi do të mbajnë konferencë për media.