14 Nëntor 2024

Bajrami: Do të punojmë në promovimin e një mësimdhënie moderne

Prishtinë, 8 dhjetor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe ambasadori i Austrisw nw Kosovw, Gernot Pfandler, morën pjesë në Konferencën për prezantimin e Strategjisë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar në Kosovë 2016- 2020, e cila u organizua në kuadër të Projektit të Binjakëzimit nga MAShT, e mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Kultur Kontakt Austria.

Ministri Bajrami  me këtë rast tha se, kjo strategji do të shërbejë si një udhërrëfyes për ngritjen e cilësisë në sistemin arsimit parauniversitar, ndërkaq përmendi edhe tri shtyllat kryesore të këtij dokumenti, e të cilat janë: reformimi i procesit të mësimdhënies, në mënyrë që të ofrohet një mësimdhënie moderne, ndërtimi i karrierës gjatë gjithë jetës i mësimdhënësve dhe fuqizimi i aspekteve praktike të plan- programeve.

“Do të punojmë në promovimin e një mësimdhënie moderne përmes metodologjisë moderne të mësimdhënies. Duhet të shkarkojmë plan-programet tona nga përmbajtjet teorike, duke fuqizuar aspektet praktike dhe duke promovuar shkathtësitë dhe kompetencat e nxënësve.\"

\"Do të ndërtojmë kapacitetet e secilës shkollë, kapacitetet profesionale, të ndërtojmë një shkollë humane, që ka edhe komponentin e edukimit dhe atë të ndërtimit të personalitetit. Kemi vendosur që në çdo shkollë të kemi koordinatorët për ngritjen e cilësisë. Do të fillojmë me 350 shkolla.”

Ministri Bajrami po ashtu theksoi se, ky dokument së shpejti do të shpërndahet në të gjitha komunat dhe shkollat e Kosovës, në mënyrë që secili të kuptojë rolin që duhet ta ketë dhe se zabtimi i saj pritet të filloj në janar të vitit 2016.

Ndërsa, ambasadori i Austrisë në Prishtinë, Gernot Pfandler, tha se Austria vazhdon përkushtimin e saj në zhvillimin e mëtutjeshëm të sistemit të arsimit në Kosovë.
   
“Ky projekt besoj se do të forcojë cilësinë në arsim, në të mirë të të rinjve të këtij vendi. E dimë që Kosova ka një popullatë të re, e cila është një aset i madh e i rëndësishëm.\"

\"Për këtë arsye, Austria është e gatshme të kontribuojë në sistemin e edukimit të këtij vendi sa më shumë që është e mundur për të ardhmen e këtij vendi dhe për të ardhmen e Evropës”, theksoi ambasadori Pfandler.

Strategjia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar në Kosovë 2016- 2020 është miratuar nga Qeveria e Kosovës në fillim të këtij muaji, për një periudhë 5-vjeçare.


 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)