28 Dhjetor 2024

Bajrami: As unë nuk lejoj ndërhyrje të politikës

Prishtinë, 1 tetor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Arsim Bajrami, i është kundërpërgjigjur rektorit të Universitetit të Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina” në akuzat që ky i fundit ka adresuar të martën ndaj tij (Bajramit).

Rektori i ka thënë Bajramit se është njeri partiak dhe se klanet e mbështetura nga politika po vazhdojnë të abuzojnë me Universitetin dhe se gjithçka ka nisur në kohën e Bajramit.

Ministri Bajrami një ditë më vonë i është përgjigjur po ashtu me një letër të hapur rektorit Zejnullahu.

“Nuk e kam të qartë për çfarë ndryshimi të qëndrimeve aludoni në letrën tuaj, siç nuk e kuptoj pse më atribuoni mua thirrjet për zbutje të standardeve dhe qëndrimeve në çështjet akademike të Universitetit... Unë nuk kam asnjë rezervë në zbatimin e standardeve ligjore dhe akademike të përcaktuara në Statutin e Universitetit”, ka thënë Bajrami në letrën e tij.

“Në fakt, unë jam i bindur dhe për këtë angazhohem vazhdimisht që politika të qëndrojë sa më larg çështjeve të brendshme akademike të Universitetit...”, ka thënë në letërpërgjigjen drejtuar rektorit ministri Bajrami

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)