28 Shtator 2024

Bajram Kosumi zgjidhet rektor i Universitetit të Gjilanit

Prishtinë, 18 shtator - Këshilli Drejtues i  Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” në mbledhjen e mbajtur sot në ambientet e Universitetit, ka zgjedhur, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumin, rektor të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”.

Në garë për këtë vend kishin konkurruar edhe Skender Muji, Jonuz Dërvodelli dhe u.d.rektori i deritashëm, Naim Syla.

Sipas statutit të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” dhe rregullores  së Këshillit Drejtues të UKZ-së, rektorin e zgjedh Këshilli Drejtues nga lista e kandidatëve të propozuar nga komisioni profesional, i emëruar nga Këshilli Drejtues.

Rektori  është zgjedhur duke marrur shumicën e votave të anëtarëve të përgjithshëm në pajtim me dispozitat e këtij statuti.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)