15 Nëntor 2024

ATOMI zgjatë afatin e aplikimit për inteligjentët

Prishtinë, 1 maj - Instituti ATOMI ka pasur konkurs për aplikimin-nominimin e nxënësve me inteligjencë të jashtëzakonshme - atomistë në Kosovë deri më 30 prill 2017.

Mirëpo, Instituti ATOMI ka pranuar shumë kërkesa nga drejtorë shkollash, mësimdhënës, prindër dhe nxënës për zgjatjen e afatit të aplikimit-nominimit në kuadër të Projektit ATOMI, meqë nuk janë informuar me kohë.

Pas konfirmimit të këtij fakti nga disa Drejtori Komunale të Arsimit, Instituti ATOMI ka vendosur që afati i aplikimit-nominimit në kuadër të Projektit ATOMI të zgjatet deri më 15 maj 2017.

Siç dihet tashmë, mundësi aplikimi-nominimi kanë të gjithë nxënësit prej klasës VIII deri XII nga të gjitha shkollat e Kosovës. Nxënësit mund të nominohen nga prindërit apo familja, nga mësimdhënësit, nga shoqëria, apo të vetë-nominohen.

Pas procesit të aplikimit-nominimit, aplikuesit do t’i nënshtrohen një procesi disafazësh të seleksionimit, i cili do të realizohet përmes përdorimit të testeve të standardizuara të inteligjencës, nga i cili do të përzgjidhen nxënësit më të mirë (që e plotësojnë kriterin e përcaktuar nga Instituti ATOMI për të qenë atomist), të cilëve synohet që t’ju ofrohen shërbime dhe aktivitete të ndryshme përkrahëse.

Afati i konkursit për nominim-aplikim zgjatet deri më 15 maj 2017. Të interesuarit për të aplikuar vet apo për të nominuar dikë, të gjitha informatat dhe detajet e nevojshme të konkursit mund t’i gjejnë në faqen e internetit të Institutit ATOMI në lidhjen në vijim: https://atomi-ks.org/apliko-te-atomi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)