15 Nëntor 2024

ATK mban ligjëratë para studentëve të Universitetit të Prishtinës

Prishtinë, 4 maj - Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillim të Karrierës në Universitetin e Prishtinës,   ka mbajtur ligjëratë për studentet e këtij universiteti, para të cilëve u prezantua tema “Sistemi Tatimor në Kosovë”.

Qëllimi i kësaj ligjërate ishte edukimi i studentëve, lidhur me funksionimin e Sistemit Tatimor në Kosovë.

Pikat të cilat u trajtuan ishin: Çfarë janë tatimet? Si mblidhen tatimet? Çfarë janë taksat? Cilët janë Trupat Administrativ Tatimor? Llojet e tatimeve, normat tatimore, përmbushja e detyrimeve tatimore, parimet bazë të ndërtimit të një sistemi tatimor, lehtësitë në pagesë të tatimeve, vetëdijesimi për të marrë kuponin fiskal, rimbursimi i mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal dhe Linja e bashkëpunimit pa pagesë. Po ashtu, gjatë prezantimit, studentet u njoftuan me programi i punës praktike në ATK.

Gjatë prezantimit, gjerësisht u sqarua se përmbushja e obligimeve tatimore nga qytetarët e Kosovës, në mënyrë direkte krijon parakushte më të mira për ngritjen e  mirëqenies së qytetarëve të Kosovës, në të gjitha fushat e jetës.

Në fund të prezantimit studentet parashtruan pyetje të ndryshme lidhur me ligjëratën. Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, janë ofruar përgjigje adekuate nga Drejtori i Përgjithshëm, Sakip Imeri.

Studentëve u janë shpërndarë materiale informuese nga ATK, si: Fletëpalosjet dhe Broshurat: “Informata të Përgjithshme për Administratën Tatimore të Kosovës, Të drejtat dhe obligimet e Tatimpaguesit, Pyetje – Përgjigje për TVSh, TAK, TAP, Informata për Borxhin Tatimor, Udhëzues mbi paraqitjen e informacioneve mbi Evazionin tatimor, Korrupsionin apo sjelljet jo të mira të stafit të ATK-së, Instalo Pajisje Fiskale dhe lësho Kupon Fiskal, Të Ardhurat tuaja janë objekt tatimi”, “Mbajë dokumentacionin sipas Ligjit”,  “Regjistrohu, deklaro dhe paguaj tatimin”, “Udhëzues për dorëzimin e plikove me Kuponë Fiskal, etj.

Në fund të këtyre prezantimeve, ATK-ja ka premtuar se aktivitetet e tilla, do të jenë edhe më gjithëpërfshirëse në të ardhmen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)