29 Dhjetor 2024

Arta Qyqalla: E dua profesionin si ekonomiste, por humanizmi më përmbush si njeri

Nju Jork, 31 janar - Arta Qyqalla është një nga vajzat e reja dhe ambicioze nga Kosova e cila po ndjek ëndrrën e saj në Amerikë. Ishte vetëm 23 vjeçare kur u largua nga vendlindja për të vazhduar karrierën në Sh.B.A. Sot ajo punon në Wall Streen në New York dhe aspiron të ketë sukses si ekonomiste në fushën e biznesit.

Përveç kulturës dhe vlerave që ka marë nga familja, Arta thotë për NY Elite Mag që ka pasion të merret me bamirësi, trashëgimi nga nëna e saj Hafije Qyqalla, me të cilën së bashku ndihmojnë gratë me qëllim që të fuqizonjë pozitën e gruas në shoqëri, nëpërmjet organizatës së tyre “OJQ Arta” .

Arta është e angazhuar me disa projekte në dobi të shtetit amerikan dhe të Kosovës si “Lets Do it World”, European Youth Parliament, etj. Ajo po meret me organizatën amerikane ‘Right on time’, që ka për qëllim motivimin dhe stimulimin e gruas në botë, që t’i kalojnë barrierat dhe të arrijnë qëllimet e tyre. Po ashtu Arta është Kordinatore në ‘Albanian Fashion Week” që do mbahet për herë të parë në New York.

Arta Qyqalla është një shembull pozitiv dhe frymëzues për femrat e reja, të cilat kërkojnë të arrijnë suksesin në fushën e biznesit duke dhënë një kontribut të madh për shoqërinë. Për revistën NY Elite Mag Arta Qyqalla tregon ambiciet e saj, frymëzimet dhe planet e të ardhmes.

NY Elite Mag: Momentalisht shërbeni si Kordinatore Mode për Albanian Fashion Week 2016 në New York. Na tregoni pak më shumë për rolin tuaj në këtë event të madh?

Arta Qyqalla:  Albanian Fashion Week është një mundësi e mirë për të gjithë disajnerat e modës e veçanërisht atyre shqiptare, që të paraqesin punën e mrekullueshme të tyre, në kryeqytetin botëror, siç është New Yorku, por edhe për botën e jashtme që ti sheh nga afër talentet e shumtë që ka në mesin tonë.

Shqiptarët kanë shumë për t’i dhënë botës së artit, siç edhe është dëshmuar, ku emra tashmë me emër botëror vijnë nga trojet Shqiptare. Dhe këta artista janë ambasadorët më të mirë që kanë trojet Shqiptare.

Këtu shfrytëzoj rastin që të bëj ftesë publike, tek të gjithë disenajtorët e modës, që të na kontaktojnë për informata rreth pjesëmarrjes. (www.albanianfashionagency.com)

NY Elite Mag: Me çfarë po mereni tani?

Arta Qyqalla: Kompanija në të cilën punoj është një ndër kompanitë që ka pasur zhvillimin dhe zgjerimin të madh gjatë viteve të fundit. Pozita ime aty është analiste, “Buisness Data Analyst”. Më konkretisht merrem me analizimin e të dhenave dhe rrjedhës së biznesit, përgatis të dhëna për CEO te kompanisë, e mbi të gjitha përgjësia ime është të përcjell rreziqet që mund t’i kanosen biznesit, dhe t’i parandaloj ato. Është punë me shumë përgjësi, por këtu luan rol edhe marrëdhëniet që krijon me stafin menaxhues, që në rastin tim janë shumë shëndosha, por me shumë fat e konsideroj dhe takimin me CEO-në e kompanisë ku punoj James Ugllow, dhe bashkëshorten e tij, Sally Ugllow, me të cilët kam krijuar marrëdhënie shumë të ngushta.

Një mbështetje të madhe më ka dhënë Sally Ugllow ku njëkohësisht edhe themeluese e organizatës ‘Right on time’, që ka për qëllim motivimin dhe stimulimin e gruas në botë, që t’i kalojnë barrierat dhe të arrijnë qëllimet me moton – ‘dare to do what you love’ (guxo të bësh atë që don), ku edhe aty e jap kontributin tim.

Por, nuk mundem të mos e përmend dhe falenderoj, humanisten e madhe Shqipe Malushi, që njëkohësisht është edhe mentore e imja që me ka motivuar dhe më ka mësuar që ‘giving up is not a choice’(dorëzimi nuk është opsion).  Të takosh persona të mëdhenj, sikur Shqipja, në momentet më kritike , është fat i madh dhe ndihem e bekuar.

NY Elite Mag: Na tregoni kur u larguat nga Kosova dhe si ishte jeta atje?

Arta Qyqalla: Isha vetëm 23 vjecare, e sapo diplomuar nga Fakulteti i Ekonomisë, kur mora rrugën për në Shtete të Bashkuara të Amerikës, me mendimin se këtu do gjej mundësi më të mëdha që të ngritem profesionalisht. Erdha nga Kosova, vend që në atë kohë po kalonte një tranzicion të vështirë, të pasluftës, ekonomikisht dhe politikisht. Megjithëse e re, unë e kisha të qartë se çfarë kërkoja nga jeta. E frymëzuar nga familja ime, në veçanti nga nëna, një humaniste e palodhshme, unë vendosa të kaloj kufijtë, oqeanin, të investoj në veten, të përmbushem si njeri, që më pas të më krijohen mundësitë që atë investim ta përcjelli edhe tek të tjerët; tek familja, shoqëria, bashkëqytetarët e mi, por mbi të gjitha të u gjindem sa më shumë njerëzve në nevojë.

NY Elite Mag: Si u ambjentuat në Amerikë?

Arta Qyqalla:  Fillimi nuk ishte i lehtë, kam kaluar sfida të ndryshme, por të gjitha i’a kanë vlejtë. Përgjithmonë do i mbetem mirënjohëse Shteteve të Bashkuara, që më kanë dhënë mundësinë të ndërtoj dhe zhvilloj karrierën time, dhe profesionin tim si ekonomiste.

Wall Street ishte nje vend që ëndërroja t’a vizitoja, por për një kohë të shkurtër unë fillova të punoj pikërisht në Wall Street në njërën prej kompanive më të mëdha që promovon Energjine e gjelbërt. (Green Energy)

NY Elite Mag: Cilat janë tre çështje sociale që ju interesojnë?

Arta Qyqalla:  Siq e përmenda në fillim, qëllimi im është që përmes karrierës profesionale si ekonomiste, asnjëherë të mos e ndal kontributin tim për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Fokusi im mbetet tek femrat, statusi i tyre në shoqeri, e sidomos te ato që janë të keqtrajtuar seksualisht gjatë luftës në Kosovë.

Kjo është pikërisht si rezultat i nënës sime, Hafije Qyqalla, e cila udhëheq me organizatën Jo-qeveritare “OJQ Arta “, në Kosovë, e cila ekskluzivisht merret me këto çështje.

Në këtë organizatë, unë jap kontributin tim, si profesionalisht ashtu edhe financiarisht. Është e vetmja gjë, që më bën të përmbushem si njeri.

NY Elite Mag: Çfarë keni mësuar nga nëna juaj znj. Hafije Qyqalla rreth fushës së biznesit?

Arta Qyqalla:  Ekonominë dhe humanizmin i kam trashëguar nga nëna. Kemi pasur biznesin familjar shumëveqar të cilin e ka udhëhequr ajo. Ndërsa unë si e vogël i kam qëndruar pranë, dhe kështu me apo pa dashje u pasua te unë. Jo rastësisht unë vazhdova shkollimin për ekonomi dhe më pas karrierën. Nuk është lehtë të jesh, nënë, bashkëshorte dhe njëkohësisht të udhëheqësh me biznes, siç ka bërë nëna ime. Ndërsa ajo që më bën të punoj edhe më shumë është përkushtimi i palodhshëm i saj ndaj njerëzve në nevojë.

Së fundmi nëna ime është e përfshirë dhe punon në një projekt të ri. Për herë të parë punimet e grave te abuzuara dhe të dhunuara seksualisht gjatë luftës në Kosovë do të paraqiten ne evenimentin ‘Albanian Fashion Week’, në New York, që do mbahet në muajin mars.

Projekti do të realizohet në bashkëpunim me producenten Mrika Krasniqin, drejtuesen e ‘Albanian Fashion Week’.

NY Elite Mag: Para se të vinit në Sh.B.A., Arta ju ishit shumë e angazhuar në Kosovë, keni marrë pjesë edhe në European Youth Parliament në 2012. Çfarë keni mësuar nga kjo përvojë?

Arta Qyqalla:  Si një vend në tranzicion që po kalonte Kosova, me aspirata për t’u bërë pjesë e familjes Evropiane, unë e pashë në interes dhe u kyqa në Europen Youth Parliament. Ajo çka përfitova nga ky angazhim ishte që t’a njof më afër kulturën Europiane dhe mundësinë e integrimit të Kosovës në Europë.

Më duhet të shtoj, se ndonëse kam ardhur në SHBA, nuk e kam braktisur Kosovën, e as angazhimet e mia atje. Nga SHBA udhëtova për në Prishtinë. Qëllimi ishte pjesmarrja ime në konferencën ‘Lets Do it World’, që është një ndër projektet më të mëdha për mjedisin. Sigurisht që distanca luan rol, megjithatë unë do vazhdoj të kontribuoj për Kosovën.

NY Elite Mag: Këshilla juaj vajzave të reja që kanë ambicie dhe duan të ndjekin ëndrrat e tyre?

Arta Qyqalla:  Të kenë guximin, të endërrojnë, dhe të mos frikësohen nga madhësia e qëllimeve të tyre. Të mos kenë frikë të ëndërrojnë, dhe të kenë guxim t’i realizojnë qëllimet e tyre pavarësisht sa të dendura i duken rrugët para vetes.(NY Elite Magazine)

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)