Arsimi në Kosovë prioritet në letër
Prishtinë, 27 nëntor - Instituti Demokratik i Kosovës dhe Lëvizja FOL përmes Klubit të Debatit për Arsim \"EDU club\", mbajti debatin e tretë me temë: \"Programi i ri qeverisës për arsim\".
Në këtë debat u tha se qeveria ka dështuar në dy mandatet e saj për arsimin e ulët, të mesëm dhe të lartë. Buxheti për arsimin do të jetë i njejtë edhe në vitin 2017, ku ndër të tjera u tha se arsimi duhet të jetë faktorë kyq në shoqëri.
Eksperti i Arsimit Dugagjin Pupovci tha se gjendja aktuale në arsim është e mjerueshme ku sipas tij nuk ka arsim cilsorë çoftë në arsimin e ulët, mesëm dhe atë të lartë. \"Gjendja aktuale në arsim nuk është në nivelin e duhur. Cilësia në arsim mungon në të gjitha nivelet\" tha Pupovci.
Ndërkaq, eksperti tjetër i arsimit nga AAK Jonuz Salihaj tha se arsimi në Kosovë ka mbetur vetëm prioritet në letra, i cili shtoi se në të gjitha nivelet e arsimit është duke u treguar performancë e dobët.
\"Sfidat janë të shumta në arsim.Vetëm përpiluesit e testeve vlersuese në të gjitha nivelet janë duke u bërë copy sidomos në lëndën e matematikës. Rezultati i arritëshmërisë është më ulët se vitin e kaluar\" tha Salihaj. /Infodirekt.tv/