Arritshmëria e nxënësve të klasave të nënta është 56.3%
Prishtinë, 11 korrik - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), ka shpallur sot rezultatet e testit të arritshmërisë për nxënësit e klasave të nënta të mbajtur më 3 korrik të këtij viti, sipas të cilave arritshmëria është 56.3 për qind.
Në mësim në gjuhë shqipe mesatarisht çdo nxënës i ka zgjidhë saktë 56.3 përqind të pyetjeve, në mësim në gjuhë turke 67 përqind dhe në mësim në gjuhë boshnjake 63.5 përqind.
Këtij testi i janë nënshtruar 32229 nxënës të klasave të nënta, (31640 shqiptar, 226 turq dhe 363 boshnjak).
Arritëshmëria sipas lëndëve ka qenë si vijon: Gjuhë shqipe 67.4%,Gjuhë angleze 77.0%, Histori 50.1%, Gjeografi 54.2%, Matematikë 52.8%, Informatikë 55.8%, Fizikë 50.3%, Kimi 45.6%, Biologji 50.6%.
Qëllimi i testit të arritshmërisë është të vlerësohet niveli i arritjeve të njohurive të nxënësve me përfundimin e shkollës së Mesme të Ulët dhe orientimi i tyre për regjistrim në shkollimin e mëtutjeshëm.
Varësisht nga rezultat e dëshmuara në test dhe notave nga vlerësimi i brendshëm në shkollë, nxënësit do të regjistrohen në drejtimet e preferuara duke respektuar edhe kriteret e konkursit përkatës.
Testi ka përmbajtur gjithsej 100 pyetje të përgatitura nga Njësia për Standarde, Monitorim dhe Vlerësim MAShT