15 Nëntor 2024

Arrihet marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Mariborit

Gjilan, 6 korrik - Rektori i Universiteti “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi dhe Igor Tičar, rektor i Universitetit të  Mariborit kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në promovimin  akademik, arsimor dhe kulturor në mes të dy institucioneve.

Kjo marrëveshje do të zhvillohet brenda kornizës për bashkëpunimin institucional, do të lehtësojë zhvillimin dhe shqyrtimin e mëtejshëm të programeve specifike të bashkëpunimit me interes të dyanshëm për të dy palët, veçanërisht në interesin e përbashkët në zhvillimin e kërkimit dhe mësimdhënies.

Rektori Bajram Kosumi ka thënë se marrëveshja e nënshkruar sot do të jetë një mundësi shumë e mirë për Universitetin “Kadri Zeka”, sepse ashtu si me shumë universitete tjera në rajon, në Evropë, por edhe në SHBA, me të cilat kemi bashkëpunime, po hapen shtigje të reja për studentët dhe mësimdhënësit tanë. Ai falënderoi rektorin e Universitetit të Mariborit për pritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim.

Në anën tjetër, edhe  rektori i Universitetit të Mariborit  Igor Tičar, e ka vlerësuar mjaft të rëndësishme nënshkrimin e marrëveshjes me Universitetin “Kadri Zeka” .

Universiteti “Kadri Zeka” dhe Universiteti i Mariborit, bazuar në marrëveshjen e nënshkruar duhet të bashkëpunojnë në fushat e organizimit të punës së arsimit universitar dhe pasuniversitar,  shkëmbimin e përvojës dhe informacionit mbi programet e studimit, si dhe  rreth metodave dhe procedurave didaktike  të punë në fushat e studimit.

Gjithnjë sipas marrëveshjes në fjalë do të ketë organizime të ndryshme për realizimin e projekteve të përbashkëta kërkimore , shkëmbimin e të gjitha botimeve të botuara nga universitetet, do të ketë bashkëpunim në të mirë të studentëve dhe organizatave studentore në fushën e veprimtarive akademike, kulturore dhe sportive. Po ashtu do të ketë koordinim rreth kërkesave për pranim të studimeve universitare dhe pasuniversitare, organizimin dhe pjesëmarrjen në takime shkencore dhe profesionale, konferenca, simpoziume dhe forma të tjera të edukimit.

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan së bashku me prorektorin dhe sekretarin e përgjithshëm janë duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Slloveni.

Ata gjatë vizitës që i kanë bërë Universiteti të Mariborit, kanë takuar  drejtues të fakulteteve të këtij institucioni, i cili është një prej universiteteve më të mira në rajon, krahas uniersiteteve evropiane, dhe se UKZ do ta ketë si partner strategjik universitetin e Mariborit të Sllovenisë.

Në ndërkohë delegacioni i Universitetit tonë, ka pasur takime më përfaqësues të Fakultetit të Edukimit, dekanin e Shkencave të Inxhinierisë Elektrike, të  Shkencave Kompjuterike, përfaqësues nga Fakulteti Juridik,  Fakulteti i Ekonomisë dhe Administrim të Biznesit si dhe ata të Fakultetit të Shkencave të Shëndetit,  me të cilët është diskutuar rreth ndihmës dhe mundësisë së hapjes së fakultetit të ri në Universitetin “Kadri Zeka”, në kuadër të shkencave te shëndetit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)