Arben Dërmaku emerohet rektori i Universiteti te Gjilanit
Prishtinë, 25 gusht - Me nënshkrimin e statutit të përkohshëm të Universitetit të Gjilanit, nga ana e Ministritë të Arsimit dhe Shkencës, Ramë Buja, ushtrues detyre i Rektorit të Universitetit të Gjilanit do të jetë kryetari i Këshillit Themelues të Universitetit të Gjilani, Prof. Dr. Arben Dërmaku.
Këtë detyrë prof. Dërmaku do ta kryej deri në konstituimin e organeve të rregullta drejtuese të Univeristetit.
Ndërkohë në mbledhjen e pestë të Këshillit themelues të Universiteti u mor vendim që së shpejti të hapet konkursi për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Universitetit të Gjilanit dhe stafit tjetër mbështetës.
Aktualisht në këtë Universitet po punohet në përgatitjen e hapësirave të reja për ti pritur gjeneratën e parë të studentëve me 1 tetor.
Jemi të bindur se, me punën që po bëhet, me një tetor do të jemi të gatshëm ta presim gjeneratën e parë të studentëve dhe me sukses të plotë do ta nisim rrugëtimin e këtij tempulli të ri të dijes tha ud. i Rektorit të Universitetit të Gjilanit, Arben Dërmaku.