Apostolova mban ligjëratë për studentët e UP-së për anti korrupsionin
Prishtinë, 9 dhjetor - Me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë e cila është njeherit edhe Përfaqësuese e Posaçme e BE-së, znj. Nataliya Apostolova do të mbajë një ligjëratë për studentët e Universiteti Hasan Prishtina mbi temën e anti-korrupsionit.
Ligjërata do të synojë rritjen e vetëdijes së nxënësve dhe rolin e tyre aktiv në parandalimin por edhe luftimin e korrupsionit.
BE-ja ka mbështetur dhe do të vazhdojë ti mbështesë përpjekjet e institucioneve, shoqërisë civile dhe medias në Kosovës për të zvogëluar këtë dukuri negative në Kosovë.