Apel partive mos të shfrytëzojnë fëmijët për fushata elektorale
Prishtinë, 2 qershor - Kosova ndodhet në procesin e fushatës para zgjedhore me c\'rast Këshilli Prindërve të Kosovës uron që kjo fushatë të jetë e qetë demokratike dhe dinjitoze nga të gjitha subjektet Politike dhe individët që garojnë për zgjedhjet e 11 qershorit 2017.
Kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Bajram Beqiri ka thënë duke pasë parasyshë mundësinë që subjekte apo individ të ndryshëm të bëjnë përpjekje për shfrytëzimin e nxënësve dhe fëmijëve nëpër tubime elektorale si dhe me qëllim të mos politizimit të tyre.
Këshilli i Prindërve të Kosovës nëpërmes në komunikate për shtyp u bën apel partive politike që të jenë të kujdesëshëme dhe të përgjegjëshëme dhe kurrësesi mos të shfrytëzojnë fëmijët për fushata elektorale, por në vendë të sajë në programet e tyre politike të fusin sa më tepër projekte për avansimin e infrastrukturës ligjore ,teknike dhe teknologjike për përmirësimin e mirëqenjes së tyre .
Beqiri ka theksuar se fëmijët mos të shfrytëzohen për shpërndarje dhe publikime të posterëve,fletushkave apo kartelave të kandidatëve sepse ato mund të sjellin përqarje dhe konflikt te nxënësit dhe bashkëmoshatarët.
"Nga përgjegjësit e shkollave dhe institucioneve arsimore kërkojmë që të jenë të përgjegjëshëm dhe mos të lejojnë që procesi zgjedhorë të ndikoji në procesin mësimor."
"Këtë thirrje ua drejtojmë edhe prindërve të Kosovës që të informojnë fëmijët e tyre për të mos e ndërprerë procesin mësimor, për pjesëmarrje në fushatat elektorale të partive politike. Mos të lejojnë që fëmijët e tyre të cilët ende janë në zhvillim e sipër të politizohen", thekson Beqiri.