Anton Berishaj takon ministrin Beqaj
Prishtinë, 23 mars - Anton Berishaj u.d i rektorit të UP-së, ka takuar sot Ministrin e Ekonomisë dhe Financave, Besim Beqaj, me të cilin diskutuan rreth çështjeve të riaktualizuara përkitazi me nivelizimin e pagave të punonjësve të administratës së Universitetit të Prishtinës me kategorinë e shërbyesve civilë.
Sipas një njoftimi të lëshuar nga rektorati, bëhet e ditur se Berishaj dhe Beqaj u pajtuan që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejtë dhe në një mënyrë sa më efektive përbrenda mundësive që ofrojnë aktet ligjore në fuqi.
Po ashtu, thuhet se rektori mori mbështetjen e plotë edhe nga Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, i cili shprehi gatishmërinë e plotë që çështja në fjalë të zgjidhet sa më shpejtë.
Ndryshe, punëtorët e Administratës së UP-së ka disa ditë qe kanë hyrë në grevë në kërkim të rritjes së pagës dhe trajtimit më të mirë.