15 Nëntor 2024

Anëtarët e Korpusit nderohen me çmimin 'Vullnetar i Vitit'

Prishtinë, 26 prill - Drejtori i misionit të USAID-it James Hope do të mbajë fjalimin hyrës dhe do të marrë pjesë në dorëzimin e çmimeve në ceremoninë e parë të mbajtur ndonjëherë për Çmimin “Vullnetar i Vitit,” përmes të cilit nderohen anëtarët e Korpusit të Qytetarëve të programit Lidershipi Transformues (TLP-CC) për shërbimin dhe kontributet e tyre të jashtëzakonshme.  

Programi Lidershipi Transformues – Korpusi i Qytetarëve (TLP-CC) ka organizuar evenimentin “Vullnetar i Vitit” me qëllim që t’u shprehë mirënjohje të diplomuarve puna vullnetare e të cilëve ka patur ndikim të veçantë dhe ka motivuar të tjerët për të shërbyer më tutje. 

Ceremonia e dhënjes së çmimeve do të përfshijë, përveç çmimit përfundimtar Vullnetar i Vitit, edhe çmime në gjashtë kategori.    

Programi TLP-CC, të cilin e implementon Këshilli për Lidership dhe Zhvillim (LGC), është një program katërvjeçar që promovon pjesëmarrjen qytetare dhe kulturën e vullnetarizmit përmes vendosjes së të diplomuarve të programit Master të TLP-së nëpër pozita për punë vullnetare. 

Njëqind e tetëdhjetë e pesë (185) kosovarë kanë fituar bursa për programe studimore të nivelit Master në Shtetet e Bashkuara përmes programit TLP. 

Deri sot, LGC ka vendosur 61 të diplomuar të programit TLP në pozita për punë vullnetare.        
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)