American School of Kosova ndan 100 bursa për nxënesit
Prishtinë, 28 prill - American School of Kosova mbajti testin pranues për nxënësit e klasave të 9-ta dhe të 10-ta,ku morën pjesë 300 nxënës, ndërsa 100 prej tyre do të jenë përfitues të bursave.
Sipas përfaqësueseve të ASK-së, krahasuar me vitin e kaluar shkollor këtë vit numri i konkurrenteve për regjistrim është rritur për 230 %.
Sistemi amerikan i shkollimit, planprogrami atraktiv e modern, kuadër mësimor me përgatitje shumë cilësore, aplikim i standardeve ndërkombëtare, dhe shume veçori tjera, janë aset që shkollën tonë e bëjnë tejet joshëse për nxënësit dhe po ashtu për prindërit që fëmijët e tyre të jenë pjesë e shkollës tonë, u shpreh drejtoresha e kësaj shkolle Dr.Laura Hillman.
Ajo shtoi se Të gjitha këto të mira të shkollës tonë kanë bërë që në këtë afat në testim ASK ti ketë 230% më shumë kandidatë se në vitin e shkuar shkollor. Dhe këto janë faktet që flasin se ASK ishte dhe po bëhet edhe më fuqishëm shkollë e rekordeve pozitive.
Nën moton e shkollës për tu bërë liderë të së ardhmes, ASK, ju dëshiron sukses të gjithë aplikuesve dhe ju dëshiron një vit të mbarë akademik fitueseve të këtyre 100 bursave.