22 Dhjetor 2024

Ambasadorëve të rinj vizitonë Gjermaninë

Munih, 28 qershor - Ambasadorët e Rinjë, dhe zyrtarë edukativ të Qendrës Kulturore të Fëmijëve të Prishtinës dhe te Komunes se Prishtines po  realizojnë një vizitë në Munih, nga data 24 qershor deri më 1 korrik 2012.

 Vizita ka për qëllim shkëmbimin e përvojave edukative, kulturore, shkëmbimin e  përvojave të punës me fëmijë në mes të Qendrës Kulturore të Fëmijëve të Prishtinës dhe AWO në Munih.

Gjatë qëndrimit në Munih, Ambasadorët e Rinj dhe zyrtarët edukativ kane vizituar: Qendrën Olimpike, Kështjellën e Mbretit Ludvik, vizitë Komunës së Munihut, takime me zyrtarë të lartë të Komunës, vizitë Qendrave të Fëmijëve në Harthof, Neuhadern dhe S’Fredl, si dhe nje mbrëmje të përbashkët me fëmijë dhe prind shqiptar në Munih.

 Në kuadër të kësaj vizite do të jetë edhe seminari “Punëtori e Ardhmërisë”,  ku ligjërues do të jetë Fritz Letsch, në fokus do të jetë përgatitja e projekteve të përbashkëta për të ardhmen.

Vizitën me karakter pune e realizojmë në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit për shkëmbime kulturore në fusha të caktuara në mes të Qendrës Kulturore të Fëmijëve të Prishtinës dhe AWO në Munuh. 

 Gjatë qëndrimit në Munih do të shkëmbejmë përvoja, do të mësojmë nga mënyra e aspekteve të organizimit të programeve, koncerteve dhe do të përgatisim projekte të përbashkëta kulturore,  të cilat do të realizohen në Kosovë dhe në Gjermani.

Një bashkëpunim kulturor kemi pasur edhe më herët, kur me ftesën e Eurodeputetit Gjerman  z. Berd Poselt  në vitin 2007 është realizuar vizita e parë e Qendrës Kulturore të Fëmijëve të Prishtinës në Munih. Ansambli i Valleve të QKF-së ka performuar në Qendër të Munihut, programi ynë artistik është pëlqyer nga qytetarët  e posaqërisht nga bashkëvendasit tanë që jetojnë në këtë qytet.

Me ftësë të Eurodeputetit Gjerman Bernd Poselt është realizuar edhe  një program i pasur kulturor e artistik nga Qendra Kulturore e Fëmijëve të Prishtinës  në Parlamentin Evropian në Strazburg, ku për herë të parë është bërë promovimi i kulturës kosovare brenda hapësirës së Parlamentit Evropian.

Shpenzimet e qëndrimit të Ambasadorëve të Rinjë dhe të zyrtarëve edukativ të Qendrës Kulturore të Fëmijëve të Prishtinës në Munih mbulohen nga Organizata AWO e Landit të Bavarisë, ndërsa shpenzimet e udhëtimit i mbulon Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Prishtinës.

Me këtë rast, falënderojmë Drejtorinë e Kulturës për përkrahjen e realizimit të këtij projekti  të rëndësishëm për fëmijët e kryeqytetit, ku promovojnë vlerat e tyre kulturore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)