Ambasador O'Connell viziton shkollen fillore "Faik Konica"
Prishtinë, 14 maj - Ambasadori Britanik, Ruairi O'Connell se bashku me Ministrin e Arsimit do të vizitojë shkollën fillore "Faik Konica" me rastin e suksesit të treguar në garën rajonale në Beograd.
Kjo vizitë bëhet në kuadër të projektit të British Council “Shkollat e Shek.21” i cili është një projekt ambicioz i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar në fushën e arsimit, me qëllimin e rritjes së perspektivës në punësim duke i pajisur nxënësit me shkathtësi koduese duke përdorur pajisjen ‘microbit’, dhe përmirësimin e praktikave në klasë, dhe duke i trajnuar mësimdhënësit e të gjitha shkollave fillore në mendimin kritik dhe zgjidhjen e problemeve.
Në Kosovë ky projekt implementohet në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Arsimit, kurse shkolla fillore “Faik Konica” ka qenë njëra nga shkollat pjesëmarrëse në fazën e parë pilot të këtij projekti.
Dy shkollat fituese nga Kosova në garën kombëtare në kodim me pajisjen micro:bit “Nazim Gafurri” dhe “Faik Konica” morën pjesë në garën rajonale të organizuar në kuadër të “Samitit Digjital në Beograd” me ç’rast shkolla “Faik Konica” fitoi vendin e dytë.
Ambasadori Britanik Ruairí O’Connell dhe Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi do të vizitojnë shkollën “Faik Konica” me qëllimin që t’i përgëzojnë nxënësit për suksesin e treguar.