Ambasada Franceze organizon një 'Lojë Shpëtimi' në disa shkolla në Prishtinë
Prishtinë, 26 shtator - Ambasada Franceze në Kosovë, Aleanca Française e Prishtinës, Goethe Zentrum dhe Cluster Eunic Prishtina organizojnë një Escape game apo 'Lojë Shpëtimi' për disa shkolla në Prishtinë për të festuar Ditën Europiane të Gjuhëve.
Ky aktivitet argëtues duke nënvizuar diversitetin gjuhësor europian dhe potencialin turistik të Prishtinës do të fillojë në Goethe Zentrum dhe do të përfundojë në Aleancën Franzese në Prishtinë.
Disa gatime europiane të përgaditura nga shefi i kuzhinës franceze Christophe Dovergne do të ofrohen në fund të pasdites.
Dita do të përfundojë me një shfaqje në Aleancën Franceze në Prishtinë me dokumentarin “ Fëmijët tanë do të na akuzojnë” që tregon lidhjen midis ushqimit, mjedisit dhe shëndetit të fëmijëve.
Kjo shfaqje, është pjesë e programit të Javës së Diplomacisë së Klimës së Bashkimit Europian, dhe do të pasohet nga një diskutim me publikun.