Ambasada e SHBA-ve përkrah rektorin Zejnullahu
Prishtinë, 22 tetor - Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Prishtinë ka bërë të ditur se vazhdon të përkrahë reformat që janë duke u zbatuar nga Rektori i Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu.
Një arsimim universitar modern dhe cilësor sipas ambasadës amerikane do të pajisë rininë me shkathtësitë që i duhen për të ardhmen, dhe do të kontribuojë për integrimin evropian të Kosovës.
\"Ne inkurajojmë të gjitha përpjekjet që kontribuojnë për një mjedis të cilësisë së shkëlqyer akademike dhe integritetit akademik për gjeneratën e ardhshme udhëheqëse të Kosovës\", thekson ambasada e SHBA-ve.