Ambasada e SHBA-ve dhuron kompjuter për bibliotekën e Mitrovicës
Mitrovicë, 21 shkurt - Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, ka ndarë një donacion prej dhjetë kompjuterësh për bibliotekën e qytetit të Mitrovicës, Latif Berisha.
Me këtë rast, Jeffrey Jamison, shef i Departamentit për Marrëdhënie me Jashtë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, tha se për shumë vite kjo ambasadë, me projekte të ndryshme ka ndihmuar bibliotekat e Kosovës, ku për qëllim kanë pasur funksionalizimin e mëtejmë të tyre
Ne për vite me radhë kemi ndihmuar bibliotekat në qytete të ndryshme të Kosovës dhe në vazhdën e kësaj ndihme, ne kemi ndihmuar edhe bibliotekën Latif Berisha.
Shpresoj që këta kompjuterë të shfrytëzohen mirë dhe të jenë në të mirë të bashkësisë. Ky kontribut është që bibliotekat të jenë të shëndosha dhe sa më funksionale, ka thënë Jamison.
Në anën tjetër, kryetari i komunës, Agim Bahtiri ka falënderuar përfaqësuesit e ambasadën për këtë donacioni.
Unë e falënderoj Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë për këtë ndihmë. SHBA-të e ka ndihmuar shumë popullin e Kosovës. Ne jemi mirënjohës popullit amerikan që është edhe mik i joni. Sigurisht se këta kompjuter do të shfrytëzohen në të mirë të qytetarëve, ka thënë Bahtiri.
Ndërkaq, Miftar Kurti, drejtor i Bibliotekës Latif Berisha tha se më këtë ndihme, kjo bibliotekë do të ketë më lehtë të punoj dhe të ofroj shërbime ndaj lexuesve.
Ndërsa, nikoqirët dhe mysafirët kanë vizituar edhe disa nga sektorët më kryesor të bibliotekës, me c`rast janë njoftuar për punën dhe veprimtarin që bënë ky institucion.